• e enjte, 27 qershor 2024

KB-ja paralajmëron se ndihma në ushqim për 1,4 milionë refugjatë në Çad mund të ndërpritet

KB-ja paralajmëron se ndihma në ushqim për 1,4 milionë refugjatë në Çad mund të ndërpritet

Nju-Jork, 21 nëntor 2023 (MIA) - Ndihma në ushqim për 1,4 milionë refugjatë në Çad të cilët ikën nga konflikti në rajonin Sahell mund të ndërpritet për shkak të mjeteve të pamjaftueshme, njoftoi sot Programi Botëror për Ushqim pranë KB-së (WFP).

Pjesa më e madhe e refugjatëve erdhën nga Sudani, duke ikur nga konflikti i atjeshëm, i cili zgjat nga prilli i këtij viti, bëhet e ditur në kumtesë. 

Një numër i madh i personave të zhvendosur kaluan në Çadin fqinj, duke bërë presion ndaj vendit të varfër, i cili u bë nikoqir i një prej popullsive tmë të mëdha dhe më të shpejta të refugjatëve në Afrikë, bën të ditur WFP. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR