KB-ja ka paralajmëruar se shirat e dendur të musonit në Pakistan do të prekin 200,000 njerëz
- Vlerësohet se rreth 200.000 njerëz në Pakistan mund të preken nga sezoni i ardhshëm i shirave të musonit, që pritet të sjellë shira më të dendur nga të zakonshmet, paralajmëroi sot koordinatori humanitar i sapoemëruar i KB-së në Pakistan, Mohamed Jahja.
- Post By Sara Ademi
- 16:31, 13 qershor, 2024
Islamabad, 13 qershor 2024 (MIA) - Vlerësohet se rreth 200.000 njerëz në Pakistan mund të preken nga sezoni i ardhshëm i shirave të musonit, që pritet të sjellë shira më të dendur nga të zakonshmet, paralajmëroi sot koordinatori humanitar i sapoemëruar i KB-së në Pakistan, Mohamed Jahja.
Ai tha se Kombet e Bashkuara me ndihmën e autoriteteve lokale kanë përgatitur një plan emergjent për të cilin janë ndarë 40 milionë dollarë.
Megjithatë, është njoftuar se shirat nuk do të jenë aq të fuqishme si në vitin 2022, kur në përmbytjet humbën jetën 1.739 njerëz, ndërsa dy milionë shtëpi u shkatërruan. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s