• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB-ja e shqetësuar për shkak të dhjetëra rasteve të kolerës pas përmbytjeve në Kenia

KB-ja e shqetësuar për shkak të dhjetëra rasteve të kolerës pas përmbytjeve në Kenia

Nju-Jork, 8 maj 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot shprehën shqetësimin pasi u raportuan disa dhjetëra raste të kolerës në Kenia, e cila u përfshi nga përmbytjet. 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 44 raste të kolerës ka në një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, në rrethinën e lumit Tana në Keninë lindore.

"Besoj se me qeverinë e atjeshme dhe me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë do të kemi sukses ta përballojmë sëmundjen”, tha koordinatori e KB-së në Kenia, Stiven Xhekson dhe theksoi se kolera çdoherë ka shkaktuar shqetësim të madh.

Kolera është infeksion akut i zorrëve që përhapet përmes ushqimit dhe ujit të kontaminuar dhe shkakton diarre të rënda, të vjella dhe ngërçe të muskujve. Kjo sëmundje është veçanërisht e rrezikshme për fëmijët e vegjël. 

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në përmbytjet në Kenia jetën e kanë humbur 238 persona, ndërsa më shumë se 200.000 të tjerë kanë mbetur pa kulm mbi kokë. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR