• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB-ja akuzon Izraelin për krime kundër njerëzimit

KB-ja akuzon Izraelin për krime kundër njerëzimit

Nju-Jork, 12 qershor 2024 (MIA) - Hetimet e KB-së kanë arrit në përfundim se Izraeli ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Gazë, duke përfshirë edhe atë për "shfarosje", ndërkohë thekson se grupet e armatosura izraelite dhe palestineze kanë kryer krime lufte.

Raporti i komisionit të pavarur hetimor është hetimi i parë i thellë i Kombeve të Bashkuara për ngjarjet e luftës që shpërthyen më 7 tetor. Ata zbuluan se Izraeli ka kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Në raport është theksuar "sulm i gjerë ose sistematik i drejtuar kundër popullatës civile të Gazës".

"Komisioni konfirmoi se janë kryer krime kundër njerëzimit për shfarosje, vrasje, persekutim gjinor, të orientuar ndaj burrave dhe djemve palestinezë, zhvendosje e detyruar dhe torturë dhe trajtim jonjerëzor dhe mizor", thuhet në raport. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR