• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: Xhirime satelitore tregojnë se 35 për qind e ndërtesave në Gazë janë shkatërruar apo dëmtuar

KB: Xhirime satelitore tregojnë se 35 për qind e ndërtesave në Gazë janë shkatërruar apo dëmtuar

Nju-Jork, 21 mars 2024 (MIA) - Xhirime satelitore të analizuara nga Qendra satelitore e KB-së (UNOSAT) tregojnë se 35 për qind e ndërtesave në Gazë janë shkatërruar apo dëmtuar prej fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Për vlerësimin e vet UNOSAT shfrytëzoi xhirime satelitore me rezolutl të lartë, të mbledhura më 29 shkurt, të bëra para dhe pas fillimit të konfliktit të fundit.

Prej tyre është konkluduar se 35 për qind e të gjitha ndërtesave në Rripin e Gazës, përkatësisht 88.868 janë shkatërruar apo dëmtuar.

Janë shkatërruar 31.198 objekte, 16.908 janë dëmtuar rëndë, ndërsa 40.762 kanë pësuar dëme mesatare.

Gardian kumtoi se në këët vlerësim më të ri ka rritje për pothuajse 20.000 ndërtesa të dëmtuara në krahasim me vlerësimin paraprak të bazuar në fotografi nga janari, ndërsa të cilat treguan se 30 për qind e të gjitha ndërtesave ishin dëmtuar apo shkatërruar, kumtoi UNOSAT.

Rajoni Kan Junis është posaçërisht i goditur, me 12.279 ndërtesa plotësisht të dëmtuara dhe 6.663 të shkatërruara. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR