• e shtunë, 21 dhjetor 2024

KB: Rusia e përforcon kontrollin në Ukrainën e okupuar, duke krijuar "klimë të frikës"

KB: Rusia e përforcon kontrollin në Ukrainën e okupuar, duke krijuar

Moskë, 20 mars 2024 (MIA) - Rusia në mënyrë të paligjshme e përforcon kontrollin e vet ndaj territorit të okupuar ukrainas me krijim të "klimës së frikës" me praktika siç janë arrestimet arbitrare, vrasjet dhe torturat, deklaroi shefi i misionit për njoftim të KB-ë për Ukrainën.

Duke folur para publikimit të raportit të hollësishëm të Misionit monitorues të Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut në Ukrainë për territoret që Rusia i okupoi pas invazionit të saj të plotë në vitin 2022, shefi i misionit, Daniel Bel, tha se Rusia ka anuar drejt shkeljeve të të drrejtave të njeriut në mënyrë që t'i frikësojë banorët lokal dhe t'i detyrojë për bashkëpunim.

"Këto akte të kombinuara të cenzurës, mbikëqyrjes, represionit politik, shtypjes së lirisë së fjalës, kufizimit të lëvizjes... krijuan klimë të frikës në të cilën Federata ruse mundet istematikisht t'i shkatërrojë sistemet ukrainase të sundimit dhe administratës", tha Bel.

Moska vazhdimisht i mohoi akuzat se forcat e saja kanë kryer krime ose qëllimsht kanë sulmuar civilë gjatë, siç thuhet, "operacionit special ushtarak" në Ukrainë. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR