• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: Rreth 2,4 miliardë njerëz nuk kanë qasje të përhershme në ushqim

KB: Rreth 2,4 miliardë njerëz nuk kanë qasje të përhershme në ushqim

Nju Jork, 13 korrik 2023 (MIA) - Rreth 2,4 miliardë njerëz nuk kanë qasje të vazhdueshme në ushqim, ndërsa rreth 783 milionë njerëz përballen me urinë, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara (KB) për gjendjen e sigurisë së ushqimit.

Njëherësh, rreth 148 milionë fëmijë vuajnë nga zhvillimi i ngecur.

Raporti vë në fokus të veçantë Azinë, Karaibet dhe Afrikën, ku 20 për qind e popullsisë ndjen efektet e urisë, që është dyfishi i mesatares globale.

"Kjo është gjendja e re normale ku ndryshimi i klimës, konfliktet dhe paqëndrueshmëria ekonomike i shtyjnë ata që janë në margjina edhe më larg nga siguria", tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës së ushqimit dhe bujqësisë, Kiu Dongju.

Ndërkohë, qasja e njerëzve në ushqim të shëndetshëm është përkeqësuar në mbarë botën, ku më shumë se tre miliardë njerëz (42 për qind e popullsisë së botës) nuk mund të lejojnë ushqim të shëndetshëm në vitin 2021, që paraqet rritje prej 134 milionë njerëz krahasuar me vitin 2019.

Raporti i fundit tregon se rreth 735 milionë njerëz kanë qenë të keq ushqyer kronik në vitin 2022.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR