• e mërkurë, 27 nëntor 2024

KB: Pas 13 vite luftë, 70 për qind e sirianëve kanë nevojë për ndihmë humanitare

KB: Pas 13 vite luftë, 70 për qind e sirianëve kanë nevojë për ndihmë humanitare

Nju-Jork, 15 mars 2024 (MIA) - Shtatëdhjetë për qind e sirianëve mbështeten në ndihmë humanitare si rezultat i luftës civilë prej disa dekadave në vend, njoftuan sot KB-ja, transmeton DPA.

Të dhënat më të reja tregojnë se 16,7 milionë njerëzve në vend u nevojitet ndihmë humanitare, që është numri më i madh i nevojshëm që nga fillimi i konfliktit para 13 viteve, bëhet e ditur në kumtesën e të dërguarit special të KB-së për Siri, Gair Pedeshen.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare, për momentin në Siri jetojnë gati 23,2 milionë njerëz.

"Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion për rinovimin e bisedimeve mes qeverisë siriane dhe opozitës", tha Pedeshen.

"Duhet ta bëjmë paqen prioritet tonin", theksoi i dërguari i posaçëm dhe shtoi: "Nëse nuk e bëjmë këtë, trendet e errëta negative të të gjithë treguesve në Siri vetëm do të vazhdojnë të përkeqësohen në vitin e ardhshëm. Populli i Sirisë meriton të ardhme më të mirë".

Mungesa e donacioneve nënkupton se organizatat huamnitare në Siri kanë problem të arrijnë te ata të cilët kanë nevojë, theksuan koordinatorët humanitarë të KB-së për Siri, Adam Abdelmula dhe Muhanad Hadi. Ata potencuan se shumë njerëz në vend nuk kanë mjaftueshëm ushqim. 

Që nga viti 2011, më shumë se 12 milionë fëmijë sirianë, gra dhe burra ikën në vendet fqinje ose janë zhvendosur brenda Sirisë. 

"Ju lutemi, mos i harroni sirianët e zhvendosur në vend ose jashtë vendit", tha Methju Saltmarash, zëdhënës i Komisariatit të Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Nga fillimi i këtij viti, vendet donatore siguruan vetëm një pjesë të vogël të mjeteve të nevojshme për ndihmë të refugjatëve", shtoi ai.

Para pak kohësh, dhuna në Siri përsëri u përshkallëzua dhe ishte përkeqësuar nga efektet e luftës në Gazë dhe tensionet e ndërlidhura rajonale. Siria është e goditur nga sulme ushtarake dhe kundërsulme në të cilat marrin pjesë Izraeli, SHBA-ja dhe milicitë proiraniane", njoftoi DPA. fc/

Fotografia: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR