KB: Njerëzimit i mbeten edhe dy vite që ta shpëtojë botën nga krizat klimatike
- Shefi i Kombeve të Bashkuara për klimën, Sajmon Stil sot deklaroi se njerëzimit i mbeten edhe dy vite që ta shpëtojë botën, ashtu që do të bëjë ndryshime dramatike në emetimin e gazrave, të cilat shkaktojnë efekt të kopshtit të qelqit.
- Post By Besnik Shuki
- 17:45, 10 prill, 2024

Londër, 10 prill 2024 (MIA) - Shefi i Kombeve të Bashkuara për klimën, Sajmon Stil sot deklaroi se njerëzimit i mbeten edhe dy vite që ta shpëtojë botën, ashtu që do të bëjë ndryshime dramatike në emetimin e gazrave, të cilat shkaktojnë efekt të kopshtit të qelqit.
"Ende kemi gjasa të ulet emetimi i gazrave, të cilat shkaktojnë efekt të kopshtit të qelqit me gjeneratën e re të planeve kombëtare për klimën", tha Stil, duke theksuar se "çdo njeri në planet ka dy vite që ta shpëtojë botën".
Ai vlerësoi se gjithnjë e më tepër njerëz mbarë botën dëshirojnë luftë kundër ndryshimeve klimatike, pasi, "e ndjenjë ndikimin e tyre në jetesën e përditshme dhe në buxhetin e amvisërive" dhe shtoi se "ulja e ndotjes me derivate fosile do të thotë shëndet më të mirë dhe kursime të mëdha për qeveritë dhe amvisëritë". bsh/
Foto: MIA arkiv