• e shtunë, 06 korrik 2024

KB: Ndihma nuk mbërrin te 800.000 palestinezët në veri të Rripit të Gazës

KB:  Ndihma nuk mbërrin te 800.000 palestinezët në veri të Rripit të Gazës

Gjenevë, 20 nëntor 2023 (MIA) - Ndihma, duke përfshirë edhe karburantin, në dy javët e fundit mbërrin vetëm te banorët e pjesës jugore të Rripit të Gazës, para se gjithash, si rezultat i situatës së pasigurt të sigurisë, kumtoi Agjencia për Çështje Humanitare KB-OSNA, transmetoi DPA.

OSNA shton se ndihma nuk mund të shpërndahet në qytetin e Gazës dhe pjesët tjera të veriut, ku qindra mijëra persona ende qëndrojnë, transmeton agjencia gjermane.

Sipas agjencisë, njerëzit në veri mbijetojnë me ato pak perime të papërpunuara dhe frutat e papjekura që mund të gjejnë, ndërsa shumica nuk mund të përgatisin. Bukëpjekësit më nuk punojnë, ndërsa bujqit nuk mund të punojnë në arat e tyre. Kafshët therren sepse nuk ka ushqim dhe ujë për to.

OSNA citon se në veri të Rripit të Gazës jetojnë 800.000 palestinezë, numër që bazohet në të dhënat statistikore palestineze të Bregut Perëndimor, transmeton DPA. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR