• e diel, 22 dhjetor 2024

KB: Në Rripin e Gazës për tri ditë janë vrarë 109 palestinezë, ndërsa 296 janë plagosur

KB: Në Rripin e Gazës për tri ditë janë vrarë 109 palestinezë, ndërsa 296 janë plagosur

 Gazë, 9 maj 2024 (MIA) - Të paktën 109 palestinezë humbën jetn, ndërsa 296 janl plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës nga e hëna deri të mërkurën pasdite, përfshirë gra dhe fëmijë që u vranë në sulmet në shtëpitë e banimit në Rafah, bëri të ditur Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Humanitare (UNOCHA), mbi bazë të informacioneve që mori nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, të kontrolluar nga Hamasi.

 UNOCHA bëri të ditur se 32 njerëz janë vrarë në gjashtë sulme izraelite në Rafah, mes të cilëve 11 fëmijë dhe tetë gra.

 Nëntë persona, mes të cilëve katër fëmijë dhe dy gra, humbën jetën në një sulm izraelit në një kamp refugjatësh në juglindje të Rafahut.

 Nëntë persona humbën jetën në sulmin në Rafah lindor, mes të cilëve katër fëmijë dhe tre gra.

 Dy fëmijë dhe dy gra humbën jetën kur shtëpia e tyre u godit në Rafahun lindor.

 Pesë persona, mes të cilëve një grua dhe një fëmijë, humbën jetën në një sulm izraelit në një shtëpi në pjesën perëndimore të Rafahut.

Pesë persona të tjerë humbën jetën në dy sulme të veçanta në lindje dhe perëndim të Rafahut, thekson UNOCHA, raportoi Al Xhezira. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR