• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: Irani kryen krime kundër njerëzimit ndaj grave dhe vajzave

KB: Irani kryen krime kundër njerëzimit ndaj grave dhe vajzave

Nju Jork, 9 mars 2024 (MIA) - "Represioni i protestave paqësore” dhe “diskriminimi institucional ndaj grave dhe vajzave” nga Irani sollën në shkeljen e të drejtave të njeriut, disa prej të cilave mund të karakterizohen si “krime kundër njerëzimit”, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.

Shkeljet dhe krime të tilla përfshijnë "vrasje jashtëgjyqësore dhe të paligjshme, përdorim të panevojshëm dhe joproporcional të forcës, privim arbitrar të lirisë, torturë, përdhunim, zhdukje me forcë dhe persekutim në baza gjinore", thuhet në kumtesë.

Raporti thekson se shkeljet e të drejtave ndaj grave janë përkeqësuar ndjeshëm që nga protestat "Gruaja, jetë, liri" e shkaktuar nga vdekja e 22-vjeçares iraniane-kurde Xhina Mahsa Amini në shtator 2022. Amini u arrestua pasi kinse nuk e ka respektuar detyrimin e Iranit për të bartur hixhab, ndërsa vdiq në paraburgim pasi iu ekspozua dhunës fizike nga e ashtuquajtura "polici morale".

"Në vend që të hetonte menjëherë, në mënyrë efektive dhe tërësisht këtë vdekje të paligjshme, siç e imponon e drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, qeveria fshehu të vërtetën dhe mohoi drejtësinë," thuhet në komunikatën e KB-së.

Në goditjen qeveritare ndaj protestave në mbarë vendin, Irani mobilizoi "gjithë aparatin e sigurisë shtetërore për të parandaluar" protestuesit, kumtoi zyra e KB-së, duke shtuar se besohet se forcat e sigurisë kanë vrarë deri në 551 protestues, duke përfshirë të paktën 49 gra dhe 68 fëmijë.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR