KB 2022: Organizata joqeveritare kërkojnë që sponsorët t'i kompensojnë punëtorët e huaj

Katar, 20 shtator 2022 (MIA) – Disa organizata joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut sot u kanë bërë thirrje sponsorëve të kampionati të ardhshëm botëror të futbollit që të paguajnë kompensim për punëtorët që janë angazhuar për ndërtimin e objekteve për Kupën e Botës në Katar.
Si arsye të kërkesës, organizatat përmendën abuzimin e punëtorëve dhe kushtet e vështira të punës.
Organizatat joqeveritare kritikojnë rregullisht kushtet e punës së punëtorëve migrantë të punësuar në kantieret e ndërtimit në Katar.
Nga 14 partnerët korporativë të FIFA-s, vetëm Koca-Kola, Adidas, MekDonald's dhe AB InBev janë zotuar deri më tani të paguajnë kompensim për punëtorët e huaj në Katar.
"Kanë mbetur vetëm dy muaj deri në fillimin e turneut dhe sponsorët duhet të përdorin ndikimin e tyre për të bërë presion mbi FIFA dhe Katar për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj punëtorëve," deklaroi Minki Vorde, drejtor në Hjuman rajst voç. ls/