• e mërkurë, 02 tetor 2024

KB: Është pothuajse e pamundur të shpërndahet ndihmë në Gazë

KB: Është pothuajse e pamundur të shpërndahet ndihmë në Gazë

 Romë, 6 dhjetor 2023 (MIA)  -  Vazhdimi i luftimeve në Gazë e ka forcuar krizën me uri në enklavën palestineze, njoftoi Agjencia Humanitare e Kombeve të Bashkuara.

 Programi Botëror për Ushqim i KB-së (WFP) bëri të ditur se gjatë pauzës shtatëditore në luftimet në Gazë, ndihma e tyre arriti në rreth 250.000 persona, raportoi Bi-Bi-Si.

 Në kumtesë theksohet se shpërndarja e ndihmave tani është "pothuajse e pamundur" dhe se vazhdimi i konfliktit i "vë në rrezik jetën e punonëtorëve humanitarë".

 "WFP bën thirrje për një armëpushim humanitar dhe u bën thirrje të gjithë liderëve që të punojnë me urgjencë më të madhe për të gjetur zgjidhje politike që mund t'i japin fund vuajtjeve të familjeve në të gjitha anët e këtij konflikti të tmerrshëm", theksohet në kumtesën e agjencisë KB-së.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR