Katolikët festojnë Pashkët
- Besimtarët e Kishës Katolike Romake sot festojnë festën më të madhe të krishterë, Ngjalljen e Krishtit - Pashkët.
- Post By Sara Ademi
- 10:33, 31 mars, 2024
Shkup, 31 mars 2024 (MIA) - Besimtarët e Kishës Katolike Romake sot festojnë festën më të madhe të krishterë, Ngjalljen e Krishtit - Pashkët.
Në vend, mbrëmë tradicionalisht u mbajt kremtimi qendror në kishën katolike “Zemra e Shenjtë e Jezusit” në Shkup.
Në liturgji morën pjesë presidenti Stevo Pendarovski, kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska, drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Darian Sotirovski, si dhe një numër i madh i besimtarëve. sa/
Foto: kisha katolike Zemra e Shenjtë e Jezusit"