• e hënë, 23 dhjetor 2024

Katica Janeva e humbi të drejtën që të punojë jashtë burgut "Idrizovë"

Katica Janeva e humbi të drejtën që të punojë jashtë burgut

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva e humbi të drejtën që të punojë jashtë burgut "Idrizovë", konfirmoi për MIA-n drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov.

Duke vepruar sipas detyrës zyrtare Drejtoria ka bërë kontroll për respektimin e kushteve për shfrytëzimin e të drejtës së angazhimit në punë jashtë burgut, me çka është vërtetuar se Janeva nuk i ka respektuar. 

Janeva, në shkurt të këtij viti mori leje që të punojë në zyrën e avokatisë së djalit të saj, avokatit Llazar Janev, kur tashmë kishte vuajtur pesë nga gjithsej shtatë vjet dënim me burg për rastin "Reket". Sipas kushteve ajo në mëngjes del nga Idrizova, ndërsa pas përfundimit të ditës së punës duhej të kthehej në qelinë e burgut. 

Janeva në qershor të vitit 2020 ishte dënuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit me burg prej shtatë vjet në rastin "Reket", bashkë me Bojan Jovanovski i cili u dënua me nëntë vite burg. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR