Katerina Dimitrovska nga NJZ 1 në vendin e Marija Mitevës
- Katerina Dimitrovska nga Njësia zgjedhore 1 nga lista e deputetëve të Koalicionit "Maqedonia jote" e kryesuar nga VMRO-DPMNE do të jetë deputetja e re në Kuvend.
- Post By Fami Bajrami
- 14:06, 29 tetor, 2024

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - Katerina Dimitrovska nga Njësia zgjedhore 1 nga lista e deputetëve të Koalicionit "Maqedonia jote" e kryesuar nga VMRO-DPMNE do të jetë deputetja e re në Kuvend.
Paradite në seancën e Komisionit për çështje të imunitetit dhe mandateve, kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko i njoftoi anëtarët se Dimitrovska e ka pranuar mandatin.
Dimitrovska vjen në vendin e Marija Mitevës e cila dha dorëheqje nga funksioni i deputetes dhe u bë zëdhënëse e Qeverisë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s