• e premte, 22 nëntor 2024

Katari negocion për lirimin e pengjëve në këmbim për armëpushim në Gazë

Katari negocion për lirimin e pengjëve në këmbim për armëpushim në Gazë

Doha, 8 nëntor 2023 (MIA) - Katari po negocion për lirimin e dhjetëra pengjëve të rrëmbyer nga Hamasi në Rripin e Gazës në këmbim për armëpushim në territorin e kontrolluar nga palestinezët, i cili është i rrethuar dhe i bombarduar nga Izraeli.

Në koordinim me SHBA-në, Katari po ndërmjetëson për lirimin e 10-15 pengjëve në këmbim për armëpushim për një apo dy ditë", thotë burimi për mediat franceze, i cili dëshiroi të mbetet anonim.  

Një burim i afërt me Hamasin u citua se po bisedohet për armëpushim treditor në këmbim për lirimin e 12 pengjëve, në mesin e tyre dhe gjashtë amerikanë. 

Më shumë se 240 persona janë marrë pengj dhe janë dërguar në Gazë nga sulmet e pjesëtarëve të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor. si/bsh/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR