• e premte, 30 gusht 2024

Katërmbëdhjetë të vdekur në një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në Mali

Katërmbëdhjetë të vdekur në një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në Mali

Bamako, 30 gusht 2024 (MIA) - Në përplasjen e një autobusi me një kamion dje në qendër të Malit, 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa 29 janë lënduar, prej të cilëve nëntë   janë në gjendje të rëndë, njofton Ministria e Transportit.

Sipas Ministrisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 sipas kohës lokale në Komunën e Fanës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. 

 Autobusi ka qarkulluar nga Fana për në kryeqytetin Bamako dhe u përplas me një kamion me një rimorkio që drejtonte nga drejtimi i kundërt.

 Të gjithë të pësuarit janë dërguar në Qendrën Shëndetësore në Fanë. Ka nisur hetimi për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

 Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Mali dhe në përgjithësi shkaktohen nga kushtet e këqija të rrugëve dhe automjeteve dhe gabimet njerëzore.

 Në fund të korrikut, 16 persona humbën jetën në një përplasje të dy autobusëve në qendër të Malit

Foto: Fejsbuk 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR