Katër vende të BE-së së shpejti mund tа njohin Palestinën
- Irlanda, Spanja, Sllovenia dhe Malta po мендојнч та нјохин shtetiн palestinez më 21 maj, njoftoi televizioni shtetëror irlandez.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:25, 9 maj, 2024
Dublin, 9 maj 2024 (MIA) - Irlanda, Spanja, Sllovenia dhe Malta po мендојнч та нјохин shtetiн palestinez më 21 maj, njoftoi televizioni shtetëror irlandez.
RTA njuz mbrëmë raportoi se po intesifikohen bisedimet midis Dublinit, Madridit, Lubjanës dhe Valetës për njohjen e përbashkët të mundshme të shtetësisë palestineze.
Televizioni irlandez pretendon se ato vende presin votim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 10 maj, i cili mund të rezultojë në hapjen e rrugës së Palestinës për anëtarësim në organizatë.
Katër vendet në një deklaratë të përbashkët më 22 mars theksojnë se kishin rënë dakord për hapin e parë drejt njohjes së Palestinës.
Spanja dhe Irlanda një kohë të gjatë janë përfaqësues të drejtave palestineze. Kjo nismë vjen në kohën kur komuniteti ndërkombëtar, për shkak të numrit të madh të civilëve të vrarë në ofensivën izraelite në Gazë, kërkon armëpushim dhe zgjidhje afatgjatë për paqen në rajon.
Që nga viti 1988, shteti palestinez është njohur nga 139 nga gjithsej 193 anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Izraeli pretendon se plani i katër vendeve evropiane është një "shpërblim për terrorizmin" që do t'i zvogëlojë shanset për bisedimet e paqes në Gazë
Foto: EPA