• e mërkurë, 03 korrik 2024

Katër të vrarë, pesë të therur me thikë në sulmin në Ilinois

Katër të vrarë, pesë të therur me thikë në sulmin në Ilinois

Rokford, 28 mars 2024 (MIA) - Katër persona janë vrarë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur në sulmin në Rokford, Ilinois, ndërsa një burrë i dyshuar 22 vjeçar është arrestuar. 

Policia, gjithashtu kumtoi se disa nga viktimat janë therur me thikë, por nuk janë përdorur armë zjarri në sulm, raportojnë mediat lokale.

Janë vrarë një vajzë 15 vjeçare, një grua 63 vjeçare, një burrë 49 vjeçar dhe një i ri 22 vjeçar. 

Shefja e policisë në Rokford, Karla Red, deklaroi se e kanë humbur jetën gjithsej katër persona, ndërsa njëri është i lënduar rëndë.

Katër persona janë dërguar në spitale, ku gjendja e tyre është e stabilizuar.

Policia kumtoi se ende nuk dihen arsyet e sulmit. qa/

Foto: skrinshot X

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR