• e mërkurë, 03 korrik 2024

Katër të lënduar në një aksident trafiku mes dy automjeteve në rrugën Negotinë-Kavadar

Katër të lënduar në një aksident trafiku mes dy automjeteve në rrugën Negotinë-Kavadar

Kavadar, 21 janar 2024 (MIA) - Katër persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin e trafikut që ka ndodhur mbrëmë në mes të dy automjeteve në rrugën Negotinë - Kavadar, konfirmuan sot në mëngjes nga MPB-ja për MIA-n.

"Mbrëmë në ora 22:50 në Stacionin Policor Kavadar është raportuar se në rrugën rajonale Negotinë-Kavadar, në vendin e quajtur “Marenski Ushi”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “folksvagen golf” me targa të Negotinës. i drejtuar nga A.P.(43) nga Negotina dhe automjeti i udhëtarëve "lada" pa targa, i drejtuar nga D.L.(40) nga Rosomani. Në aksident lëndime të lehta kanë pësuar dy shoferët dhe bashkëudhëtaret në automjetin “lada”, G.G. (39) nga Shtipi dhe A.V. (42) nga Rosomani, të konstatuara në spitalin e Kavadarit. Në vendngjarje inspektim ka kryer ekipi i Stacionit policor Kavadar, sqaruan nga MPB.

Nga aty shtojnë se mbrëmë rreth orës 20:30 në Stacionin Policor Negotinë është raportuar se në autostradën Negotinë – Demir Kapi një automjet transportues “Skania” me targa të Gjevgjelisë me gjysmërimorkio i drejtuar nga E.P.(31. ) nga fshati Stojakovë ka dalë nga rruga me ç'rast është shkaktuar dëm material. ls/ 


Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR