• e mërkurë, 26 mars 2025

Katër të lënduar në një aksident në Kavadar

Katër të lënduar në një aksident në Kavadar

Kavadar, 24 mars 2025 (MIA) - Katër persona kanë mbetur të lënduar mbrëmë rreth orës 23:00 në një aksident trafiku në Kavadar, kur dy vetura janë përplasur në kryqëzimin afër urës së Brushinit.

Lajmin për MIA-n e ka konfirmuar mëngjesin e sotëm dr. Antoan Parakeov, drejtues i Shërbimit të emergjencës në Kavadar.

"Si shërbim i emergjencës kemi qenë në vendngjarje sapo kemi marrë thirrjen për një aksident trafiku, përplasje direkte të dy automjeteve në kryqëzimin afër urës së Brushinit në qytet. Katër të lënduarit i kemi transferuar në Spitalin e përgjithshëm në Kavadar", tha Parakeov. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR