• e hënë, 23 dhjetor 2024

Katër shtetas të Maqedonisë së Veriut evakuohen nga Sudani

Katër shtetas të Maqedonisë së Veriut evakuohen nga Sudani

Shkup, 30 prill 2023 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme janë evakuuar katër shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Sudani, i cili është përfshirë në konfliktin e armatosur, informoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.

Në kumtesë, potencohet se evakuimi u krye me ndihmën e Arabisë Saudite, për të cilën MPJ shprehë mirënjohje të sinqertë.

Qytetarët e evakuuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut aktualisht ndodhen në qytetin Xheda të Arabisë Saudite, ndërsa ambasada jonë në Abu Dabi është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje për kthimin e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Nga MPJ potencojnë se deri më tani nga Sudani janë evakuuar gjithsej 4879 persona, nga të cilët 139 janë sauditë, ndërsa të tjerët nga 96 vende të botës, duke përfshirë Evropën, ShBA-në dhe nga rajoni ynë, përveç Maqedonisë së Veriut, janë edhe Greqia dhe Bosnjë e Hercegovina.
 

 

null


"Ministria e Punëve të Jashtme monitoron me kujdes zhvillimin e situatës në Sudan dhe është në komunikim me vendet që kanë përfaqësitë e tyre diplomatike konsullore në vend. Me këtë rast, apelojmë te qytetarët tanë që ndodhen në territorin e Sudanit që ta kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi në numrin e telefonit +971 56 441 7532 dhe adresën elektronike abudabi@mfa.gov. mk, Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kajro në numrin e telefonit +201033615542 dhe adresën elektronike cairo@mfa.gov.mk, si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në telefonin SOS + 389 75 273 732 dhe e-mailin në vijim: globalsos@mfa.gov.mk, shtohet në kumtesën e MPJ-së.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR