Katër persona u vranë në një sulm rus mbi qytetin Sumi, u godit edhe një spital
- – Të paktën katër persona janë vrarë në sulmet ruse mbi qytetin Sumi, në verilindje të Ukrainës, deklaroi guvernatori rajonal Oleg Grigorov, duke shtuar se numri i personave të lënduar në sulmin armiqësor me dron ndaj institucionit mjekësor në Sumi gjithashtu u ngrit në katër.
- Post By Fitore Curri
- 16:53, 14 korrik, 2025
Kiev, 14 korrik 2025 (MIA) – Të paktën katër persona janë vrarë në sulmet ruse mbi qytetin Sumi, në verilindje të Ukrainës, deklaroi guvernatori rajonal Oleg Grigorov, duke shtuar se numri i personave të lënduar në sulmin armiqësor me dron ndaj institucionit mjekësor në Sumi gjithashtu u ngrit në katër.
Paraprakisht sot, shërbimet për raste urgjente të Ukrainës njoftuan se dy persona janë vrarë, ndërsa katër janë plagosur në sulmet mbi këtë rajon. fc/
Foto: Arkivi i EPA-s