Katër persona të lënduar rëndë pasi një veturë u rrokullis në Vollkovë
- – Katër persona janë lënduar rëndë pasi një veturë u rrokullis sot në mëngjes në qarkoren në Vollkovë.
- Post By Fitore Curri
- 12:12, 5 prill, 2025

Shkup, 5 prill 2025 (MIA) – Katër persona janë lënduar rëndë pasi një veturë u rrokullis sot në mëngjes në qarkoren në Vollkovë.
Informacionin për MIA-n e konfirmoi shefi i ndërrimit në Ndihmën e Shpejtë – Shkup, mjeku Dragan Panov.
“Ndihma urgjente intervenoi me katër autoambulanca. Tre persona me lëndime të rënda trupore janë dërguar në SPQ 8 Shtatori, ndërsa një në Shën Naumi i Ohrit”, sqaroi mjeku Panov. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s