• e mërkurë, 03 korrik 2024

Katër persona me lëndime të rënda në një aksident në Ponikva

Katër persona me lëndime të rënda në një aksident në Ponikva

Koçani, 11 janar 2024 (MIA) - Katër persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnatës në aksin rrugor nga Koçani për në Ponikva, afër zonës Aerodrom. 

Një automjet me targa të Shtipit doli nga rruga në një humnerë dhjetë metra të thellë.

Në automjet po udhëtonin dy djemë dhe dy vajza nga Shtipi, të cilëve menjëherë u është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa për shkak të lëndimeve serioze, janë dërguar në Spitalin klinik në Shtip. 

Një ekip inspektues nga Stacioni policor i Koçanit po kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes. qa/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR