• e premte, 05 dhjetor 2025

Katër persona janë lënduar gjatë sulmit ndaj një sinagoge në Mançester

Katër persona janë lënduar gjatë sulmit ndaj një sinagoge në Mançester

Mançester, 2 tetor 2025 (MIA) - Katër persona janë lënduar në qytetin britanik Mançester gjatë sulmit në afërsi të një sinagoge, kumtoi policia.

Policia mori thirrje për një shofer i cili e kishte rritur shpejtësinë e automobilit të tij drejt një turme njerëzish dhe për një njeri me thikë në afërsi të një sinagoge në Krampsol, Mançesteri verior. Njoftohet edhe për një burrë të qëlluar, për të cilin besohet se është sulmuesi.

Mediumet lokale njoftojnë për prani të përforcuar policore në rajon. Ekipe mjekësore me automjet të ndihmës së shpejtë janë vërejtur në vendin e incidentit, të veshur në jelekë antiplumb dhe helmeta. Së paku një person është dërguar me ndihmë të shpejtë, thonë dëshmitarët okularë.

"Ndihma e shpejtë arriti në vendin e ngjarjes [...] dhe kujdesen për qytetarët, tani kemi katër qytetarë me lëndime të shkaktuara nga automobili dhe me plagë thike", kumtoi policia lokale në rrjetin social X.

Shërbimi lokal për raste urgjente konformoi se ka dërguar ekipe në vendin e ngjarjes. "Për momentin po e vlerësojmë situatën dhe po punojmë me anëtarë të tjerë të shërbimeve për raste urgjente", theksuan nga atje.

Prefekti i Mançesterit, Endi Barnam e vlerësoi incidentin si serioz.

"Do t'i këshilloja njerëzit ta evitojnë atë rajon. Ky është një incident serioz, por në të njejtën kohë mund t'i bindë njerëzit se rreziku i drejtpërdrejtë kaloi, ndërsa policia në Mançester reagoi në mënyrë mjaft ekspeditive", deklaroi prefekti për radion Bi-Bi-Si.

Kryeministri britanik, Kir Starmer sot deklaroi se është i tmerruar nga sulmi në afërsi të sinagogës në Mançester, ndërsa ajo që sulmi është kryer gjatëfestës hebraike Jom Kipur, sipas toj, e bën "akoma më të tmerrshëm". Ai paralajmëroi se për shkak të sulmit do të largohet më herët nga samiti i Asociacionit politik evropian në Kopenhagë dhe do të kthehet në Britani të Madhe. ab/

 

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR