• e martë, 27 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Katër nga të lënduarit e Koçanit sot do të lëshohen nga spitali "Pirogov" i Sofjes

Katër nga të lënduarit e Koçanit sot do të lëshohen nga spitali

Sofje, 8 prill 2025 (MIA) - Katër nga të lënduarit në zjarrin e Koçanit të cilët ishin hospitalizuar në spitalin "Pirogov" në Sofje sot do të lëshohen në mjekim shtëpiak. 

Udhëheqësja e Klinikës për djegie dhe kirurgjisë plastike në spital, Maja Argirova, për BTA-në deklaroi se të gjithë të katërt janë në gjendje të mirë. Janë dhënë udhëzime për trajtim të mëtejshëm, në vazhdim është monitorimi laboratorik i gjendjes së tyre klinike, ndërsa në varësi të gjendjes do të vlerësohet faza e re e mundshme kirurgjikale.

Në "Pirogov" mbeten të trajtohen edhe katër të lënduar të tjerë në Koçan. 

Qendra për shtyp e spitalit njoftoi se katër që mbetën në spital janë në gjendje të rëndë, por gjendja është stabile dhe ndodhen në kujdesin intenziv. 

 Në zjarrin e diskotekës "Puls" në Koçan jetën e kanë humbur 61 persona, dhe afër 200 u lënduan. Disa nga të lënduarit u transfeuan për mjekim jashtë vendit. Në Bullgari u hospitalizuan 15 të lënduar - prej tyre tetë në spitalin "Pirogov" dhe tre në spitalet në Pllovdiv dhe Varna. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR