Katër ditët e fundit të fushatës zgjedhore
- Kanë mbetur edhe katër ditë deri në heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve që do të mbahen më 19 tetor. Aktivitetet zgjedhore të partive vazhdojnë edhe sot.
- Post By Fami Bajrami
- 07:22, 14 tetor, 2025
Shkup, 14 tetor 2025 (MIA) - Kanë mbetur edhe katër ditë deri në heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve që do të mbahen më 19 tetor. Aktivitetet zgjedhore të partive vazhdojnë edhe sot.
Koalicioni i udhëhequr në krye me VMRO-DPMNE do të mbajë tubime dhe takime me qytetarë në komunat Probishtip, Kratovë, Rankovcë dhe Kriva Palankë. Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski do të mbajë konferencë për shtyp.
LSDM-ja opozitare, pasditen e sotme do të vizitojë komunat e Shkupit, Saraj dhe Çair. Në mbrëmje, karvani i LSDM-së do të jetë në komunat Novaci, Resnjë dhe Manastir.
Përfaqësuesit e VLEN do të kenë takim me Odën ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Kryetari i Të Majtës, Dimitar Apasiev, kandidati për kryetar të Shkupit, Amar Mecinoviq dhe bartësit e listave dhe kandidatët për këshilltarë do të kenë takime me qytetarë në Kisela Vodë.
Konferencë për shtyp do të mbajnë nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi dhe kandidati për kryetar të Sarajit, Blerant Ramadani, si dhe kandidati i pavarur për kryetar Qytetit të Shkupit i mbështetur nga platforma qytetare "Të Pavarurit së bashku", Goran Markovski.
Dje partitë prezantuan para qytetarëve projektet e tyre për përmirësimin e infrastrukturës, sigurimin social të qytetarëve, mbështetjen për të rinjtë, zhvillimin e turizmit, bujqësinë, kujdesin për çdo vendbanim.
Foto: arkivi i MIA-s