• e hënë, 30 dhjetor 2024

Kastriot Rexhepi: Kujt po i pengon ndryshimi që nisi në Kosovë, vazhdoi në Luginë dhe po vjen në Maqedoninë e Veriut?!

Kastriot Rexhepi: Kujt po i pengon ndryshimi që nisi në Kosovë, vazhdoi në Luginë dhe po vjen në Maqedoninë e Veriut?!

Shkup, 11 janar 2024

Deputeti i Lëvizjes Demokratike Kastriot Rexhepi në një postim në rrjetet sociale ka pyetur sot publikisht se kujt po i pengon ndryshimi që nisi në Kosovë, vazhdoi në Luginë dhe po vjen në Maqedoninë e Veriut. Ai gjithashtu është shprehur se ndryshimi po vjen pavarësisht kanosjeve demagogjike, ndërsa forca e ndryshimit po rritet e frika nga ndryshimi ska ilaç!

Ja edhe postimi i plotë i deputetit të

LD-së, Kastriot Rexhepi:

“Na pengon Kurti apo porosia e tij?!

Frikë apo rrezik kjo është çështja!

Frikë nga ndryshimi i frymës politike që përcjell Kurti, apo rreziku që ndjen dikush nga fryma e ndryshimit Kurti!

Na pengon imazhi i politikë bërjes Kurti që përcjellë ai në Kosovë e më gjërë, apo porosia për bashkim që mbartë në vete ndryshimin në Luginë dhe vazhdimin për bashkim e ndryshim tek ne!

Fryma e ndryshimit nuk rrezikon shtete e popuj,  por i zhvillon ata, por rrezikon individ politik dhe parti politike që ju pengon ndryshimi!

Megjithatë, nga ndryshimi nuk ka rrezik, por zhvillim e përparim!

Ndryshimi po vjen pamvarësisht kanosjeve demagogjike!

Forca e ndryshimit po rritet!

Frika nga ndryshimi ska ilaç!”

Lëvizja Demokratike

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR