• e shtunë, 06 korrik 2024

Kasemiro: Ten Hag sezonin e kaluar tregoi se Mançester Junajted mund të rritet nën udhëheqjen e tij dhe është i aftë për arritje të mëdha

Kasemiro: Ten Hag sezonin e kaluar  tregoi se Mançester Junajted mund të rritet nën udhëheqjen e tij dhe është i aftë për arritje të mëdha

 Mançester, 31 janar 2024 (MIA) - Futbollisti i Mançester Juanjted, Kasemiro beson se Erik ten Hag mund ta çojë ekipin në një nivel më të lartë.

"Nuk jam unë personi që vendos se kush do të marrë funksionin e trajnerit, kemi njerëz të kualifikuar për këtë. Por, Ten Hag sezonin e kaluar tregoi se Mançester Junajted mund të rritet nën udhëheqjen e tij. Sezonin e kaluar patëm paraqitje vërtet të mira, ekipi rritej  - ky ishte trendi. Sigurisht, Mançester Junajted gjithmonë ka nevojë për gjithnjë e më shumë, klubi gjithmonë ka nevojë për të fituar, por sezonin e kaluar treguam se jemi të aftë për arritje të mëdha", deklaroi Kasemiro.

 Mançester Junajted sezonin e kaluar e fitoi Kupën e Ligës angleze. Këtë sezon ekipi është në vendin e 9-të në Premier Ligë.

 Ekipi i Ten Hag nuk arriti të kalojë grupin në Ligën e Kampionëve.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR