• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kasem: SHBA-ja është një partner thelbësor i Izraelit në sulmet në Gazë

Kasem: SHBA-ja është një partner thelbësor i Izraelit në sulmet në Gazë

 Bejrut, 8 tetor 2024 (MIA) - Nënkryetari i Hezbollahut, Naim Kasem, në një mesazh të regjistruar të transmetuar në televizionin libanez, ka akuzuar SHBA-në se janë partner të Izraelit në gjithçka që ndodh në Rripin e Gazës.

"SHBA është një partner thelbësor i Izraelit në sulmet në Gazë", theksoi Kasemi, duke shtuar se Irani është i vendosur të mbështesë rezistencën kundër Izraelit.

 Ai theksoi edhe se lideri i vrarë i Hezbollahut, Hasan Nasralah, ka futur "frikë në zemrat e sionistëve dhe luftoi kundër pushtuesve kriminelë".

 Për Kasemin sulmi i vitit të kaluar nga Hamasi ndaj Izraelit ishte "hapi i parë drejt ndryshimit" dhe kritikoi Izraelin për "vrasjen e grave, fëmijëve dhe të moshuarve" në Rripin e Gazës.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR