• e shtunë, 06 korrik 2024

Kasem: Hesbollahu është gati që t'i bashkohet Hamasit, kur të vijë koha

Kasem: Hesbollahu është gati që t'i bashkohet Hamasit, kur të vijë koha

 Bejrut, 13 tetor 2023 (MIA) - Lëvizja libaneze Hesbollah, e mbështetur nga Irani, sot ka ka bërë të ditur  se është gati t'i bashkohet Hamasit, në luftën kundër Izraelit kur të vjen koha.

"Ne jemi plotësisht të përgaditur dhe kur të vijë koha për veprime ne atë do të ndërmarrim atë", tha zëvendësshefi në Hesbollah, Naim Kasem, në mbledhjen për mbështetje të palestinezëve në periferinë jugore në Bejrut, lajmëroi "Tajms of Izrael"

Në ditët e fundit ushtria izraelite forcoi forcat në pjesën veriore të vendit për shkak të driajtjeve nga grupi terrosrist Hesbollah, selia e të cilëve është në Liban, do të hapë frontin e dytë për shkak të luftës së shkaktuar nga pushtimi në Hamas nga Rripi i Gazës kundër Izraelit Jugor.

Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) shpallën zona të caktuara në qytetin verior të Metulit për një zonë të mbyllur ushtarake, kanë bërë të ditur autoritete lokale. Zona e mbyllur ushtarake zbatohet vetëm për pjesën e qytetit pranë gardhit kufitar me Libanin, ka njoftuar Radioja Ushtarake e Izraelit. Banorët  në Metula u këshilluan që të largohen nga qyteteti ditëve të fundit për shkak të tensioneve ushtarake. rq/ar/

Foto: Arkiva e MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR