• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kasami takon Nikollovskin, bisedojnë për Planin gjeneral urbanistik të Tetovës

Kasami takon Nikollovskin, bisedojnë për Planin gjeneral urbanistik të Tetovës

Tetovë, 19 korrik 2024 (MIA)- Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka takuar sot ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.

Në këtë takim, siç theksohet në kumtesën e kabinetit të Kasamit,  është biseduar për shumë çështje që janë në interes të qytetarëve.

“Me ministrin biseduam për planin zhvillimor të qytetit, për Planin gjeneral urbanistik, për planin e rregullimit të infrastrukturës si dhe për shumë projekte që janë nën kompetenca të kësaj ministrie dhe komunës. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve dhe projekteve do të ndikojë dukshëm në zhvillimin e Tetovës”, thuhet në kumtesë.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR