Kasami: Një person i cili është në listën e zezë të SHBA-së nuk mund të pritet në ministri
- Kryetari i komunës së Tetovës dhe kryetar i partisë Lëvizja Besa, Bilall Kasami në pyetjen e gazetarëve kritikoi gjestin e zëvendëskryeministrit dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq për shkak të pritjes së Millorad Dodik, kryetarit të Republikës Sërpska në Bosnja e Hercegovinë.
- Post By Sara Ademi
- 13:05, 29 janar, 2025
Tetovë, 29 janar 2025 (MIA) - Kryetari i komunës së Tetovës dhe kryetar i partisë Lëvizja Besa, Bilall Kasami në pyetjen e gazetarëve kritikoi gjestin e zëvendëskryeministrit dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq për shkak të pritjes së Millorad Dodik, kryetarit të Republikës Sërpska në Bosnja e Hercegovinë.
Kasami e dha këtë deklaratë sot para ngjarjes në Tetovë, ku komuna organizoi takim si pjesë e Unionit të komunave turke në botë.
"Kur jemi në poste publike, sigurisht që duhet të jemi të vetëdijshëm për pozitat që mbajmë nga ato poste, ne përfaqësojmë të gjithë qytetarët, nuk mund të shprehim dëshirat tona personale dhe qëndrimet personale derisa jemi në ato pozita. Nuk mund të presësh një person që është në listën e zezë të SHBA-së në një ministri dhe të thuash: "Kjo është pikëpamja ime personale dhe kjo është dëshira ime personale". Maqedonia është multietnike dhe në pozitën e ministrit në fjalë, ai duhet të jetë i vetëdijshëm se duhet të përfaqësojë të gjitha komunitetet në Maqedoni, maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët dhe sigurisht serbët. Prandaj, shpresoj se kjo do të jetë deklarata e fundit dhe qëndrimi i fundit i shprehur publikisht i ministrit në këtë drejtim se çfarë do të thotë të jesh i vetëdijshëm dhe i ndjeshëm ndaj karakterit multietnik të Maqedonisë", tha Kasami sot në Tetovë.
Stoillkoviqi është kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, e cila është pjesë e Qeverisë, së bashku me Lëvizjen Besa. sa/
Foto: MIA