• e hënë, 30 dhjetor 2024

Kasami: Ndryshimet kushtetuese do të sillen, presim sinjal të qartë për eurointegrimet

Kasami: Ndryshimet kushtetuese do të sillen, presim sinjal të qartë për eurointegrimet

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Lideri i Lëvizjes Besa, e cila është pjesë e Koalicionit VLEN, BIlall Kasami thotë se mbeten në qëndrimin për sjellje të ndryshimeve kushtetuese, por se së pari partnerët ndërkombëtarë, para së gjithash BE-ja dhe SHBA-ja, duhet të japin sinjal të qartë se si do të lëvizë rruga eurointegruese e shtetit.

"Ndryshimet kushtetuese janë vetëm parakusht për vazhdim të eurointegrimeve, por për integrimet e mëtutjeshme nevojitet partner nga ana e BE-së me plan të qartë për rrugën tonë drejt BE-së. Presim Brukseli të vijë me plan të qartë se si do të vazhdojë procesi i integrimit", tha Kasami gjatë pjesëmarrjes së djeshme në emisionin "Klik plus" në Televizionin 21.

I pyetur nëse ky vendim do të sillet deri në fund të vitit, Kasami tha se asnjëherë nuk ka dhënë afate. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR