Kasami- Georgievski: Decentralizimi, proces kyç për zhvillimin e komunave tona
- Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot realizoi takim me kryetarin e Komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski, i cili njëherësh mban edhe detyrën e kryetarit të Bashkësisë së Komunave për Vetëqeverisje Lokale (BNJVL). Gjatë këtij takimi, biseduan për punën e deritanishme dhe për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurimin e një jete sa më cilësore për banorët e komunës së Tetovës.
- Post By Fami Bajrami
- 17:10, 24 korrik, 2024
Shkup, 24 korrik 2024
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot realizoi takim me kryetarin e Komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski, i cili njëherësh mban edhe detyrën e kryetarit të Bashkësisë së Komunave për Vetëqeverisje Lokale (BNJVL). Gjatë këtij takimi, biseduan për punën e deritanishme dhe për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurimin e një jete sa më cilësore për banorët e komunës së Tetovës.
Një nga temat kryesore të diskutimit ishte decentralizimi, një proces kyç për zhvillimin e komunave tona.
Ky takim ishte shumë i frytshëm dhe na dha mundësinë të harmonizojmë qëndrimet tona për këtë çështje të rëndësishme. Po ashtu, në kuadër të këtij takimi temë e bisedës ishte edhe që përmes projekteve të cilët ndërlidhen me infrastrukturën, arsimin, mjedisin dhe zhvillimin ekonomik të kontribuojmë në përmirësimin e gjendjes së të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnike dhe fetare.
“Falënderojmë z. Georgievski për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij në shumë çështje. Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar në të mirë të qytetarëve tanë dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë”, thuhet në kumtesën e komunës së Tetovës.
Komuna e Tetovës
___________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.