• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kasami: Do të vërtetojmë realisht sa vendparkime na nevojiten në Tetovë

Kasami: Do të vërtetojmë realisht sa vendparkime na nevojiten në Tetovë

Tetovë, 16 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Tetovës së bashku me shefin e SPB Tetovë dhe drejtorin e NP "Parkingjet e qytetit" sot në bulevardin "Ilinden" kanë kryer mbikëqyrjen e gjendjes në trafik, pas vendimit të djeshëm të disa pjesëve nga dy rrugë të bulevardit të mos lejohet parkimi i automjeteve. Vendimi ka të bëjë me disa pjesë të "Ilindenit" dhe "Bllagoja Toska", ndërsa nuk ka të bëjë me parkimin paralel të bulevardit "Iliria".

"Në këtë periudhë verore bulevardet dhe rrugët në Tetovë duhet të lirohen deri më 15 gusht që të kemi lëvizje më të lirë të automjeteve. Sipas marrëveshjes, deri në orën 21:00 të mbrëmjes nuk do të lejohet parkimi në vendet ku nuk lejohet parkimi. Pas orës 21:00 nuk do të paguajnë për parkim në parkingje të zonave. Kjo është në shërbim të faktit që gjatë ditës qytetarët tanë që dalin për të kryer punën e tyre të përditshme, ndërsa pas orës 21:00 dalin për të parë miqtë e tyre. Për këtë arsye kemi vlerësuar se bulevardet dhe segmentet e tjera rrugore në qytet do të duhet të lirohen gjatë ditës", tha Bilall Kasami.

Në pyetjen e gazetarëve duke pasur nparasysh reagimet e qytetarëve pse ka vendim të këtillë kur nuk ka mjaftueshëm vendparkime, Kasami tha se me këtë do të dihet sa mjaftueshëm duhet të ketë në qytet. 

Në pyetjet në bazë të reagimeve të qytetarëve se në çdo pjesë të qytetit mungojnë parkingjet, Kasami me përgjigje plotësisht tjetër-se ka mjaftueshëm vendparkime. 

"Edhe si qytetar edhe si kryetar komune mund të them te tregu tregu, që është vendi më kritik, nuk mungojnë hapësirat e parkimit. Ekziston edhe një parkim publik dhe një parking privat që është gjysmë bosh. Aty ku është më kritike, njerëzit, edhe ne edhe ju mund të parkoni atje dhe kur ai parking të jetë plot, atëherë do të kërkojmë hapësira parkimi shtesë. Ata që jetojnë në pjesën e zgjidhjes së çështjes së banesave duhet të kenë gjetur zgjidhjen edhe për parkimin. Kudo në botë, nëse blen një automjet, duhet të blesh edhe një vend parkimi. Në ndërtesat e vjetra të banimit ka hapësira të përbashkëta parkimi, ku së bashku me kompaninë e parkimit u dalim në vigjilje banorëve. Për hapësirat shtesë të parkimit, të gjithë duhet të gjejnë një zgjidhje individuale, tha Kasami.

Sipas kryetarit të komunës, ideja për ndërtimin e garazhit me kate do të jetë faza e fundit, e cila pason pas vërtetimit të numrit të vendparkimeve shtesë. mb/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR