• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kasami: Besa nuk do të hyjë në qeverinë e gjerë eventuale

Kasami: Besa nuk do të hyjë në qeverinë e gjerë eventuale

 Shkup, 11 qershor 2023 (MIA) - Lideri i Besës, Bilall Kasami ka paralajmëruar se partia e tij nuk do të jetë pjesë e një qeverie të gjerë eventuale.

Në pyetjen nëse Besa do të hyjë në qeverinë e gjerë të cilën kryeministri Kovaçevski ia  propozoi  VMRO-DPMNE-së, Kasami në një deklaratë për mediat në gjuhën shqipe në vend thotë se partia e tij do të hyjë në Qeveri, vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. 

 "Jo. Lëvizja Besa do të hyjë në Qeveri vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, si fituese e atyre zgjedhjeve në bllokun politik shqiptar", deklaroi Kasami. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR