Karvani Parlamentar e përfundon vizitën e tij nëpër komunat në vend
- - Karvani parlamentar nën moton "Parlamenti për qytetarët, transparent dhe përgjegjës" sot në ngjarjen në Parkun e Gruas në Shkup e përfundon vizitën e tij nëpër komunat në vend.
- Post By Fami Bajrami
- 07:41, 10 qershor, 2025
Shkup, 10 qershor 2025 (MIA) - Karvani parlamentar nën moton "Parlamenti për qytetarët, transparent dhe përgjegjës" sot në ngjarjen në Parkun e Gruas në Shkup e përfundon vizitën e tij nëpër komunat në vend.
Ashtu siç kumtuan nga Kuvendi, ngjarja përfundimtare në Shkup është një tjetër mundësi për qytetarët që të njihen më nga afër me punën e pushtetit legjislativ dhe të takohen me deputetët nga komunat e tyre.
Duke filluar më 10 maj, Karvani Parlamentar i këtij viti vizitoi nëntë komuna në vend: Resnjë, Krushevë, Kratovë, Kriva Pallankë, Vallandovë, Negotinë, Tetovë, Kërçovë dhe Kumanovë. Duke vepruar kështu, përmes aktiviteteve të ndryshme, u dërgua mesazhi kryesor i ngjarjes - se Kuvendi si institucion është përgjegjës para qytetarëve.
Ky aktivitet i Kuvendit është në kuadër të Programit të Mbështetjes Parlamentare (PSP) për vitin 2025, i mbështetur financiarisht nga Konfederata Zvicerane, dhe i zbatuar në bashkëpunim me NDI-në, QMN-në dhe IDSCS-në. rq/
Foto: Kuvendi