Karpenter: Vendimi i Bajdenit për t’i lejuar Ukrainës të sulmojë caqe në Rusi nuk përfshin raketat ATAKMS
- Presidenti amerikan Xho Bajden ka urdhëruar ekipin e tij të ekspertëve të sigurisë që të ndryshojnë udhëzimet për përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina për të sulmuar caqe ushtarake në territorin rus, ndërsa ky autorizim nuk ka të bëjë me përdorimin e raketave taktike me rreze të gjatë veprimi ATAKMS, deklaroi drejtori për Evropë në Këshillin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Majkëll Karpenter.
- Post By Fami Bajrami
- 15:54, 1 qershor, 2024
Uashington, 1 qershor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden ka urdhëruar ekipin e tij të ekspertëve të sigurisë që të ndryshojnë udhëzimet për përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina për të sulmuar caqe ushtarake në territorin rus, ndërsa ky autorizim nuk ka të bëjë me përdorimin e raketave taktike me rreze të gjatë veprimi ATAKMS, deklaroi drejtori për Evropë në Këshillin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Majkëll Karpenter.
"Kjo po ndodh në kontekstin e ofensivës ruse në rajonin e Harkovit, pas çka pala ukrainase erdhi tek ne dhe kërkoi leje për të sulmuar caqe në Rusi, nga ku u garantuan pozicione, fshatra dhe qytete të Ukrainës", shtoi Karpenter në intervistën për Ukrinform.
Ai theksoi se Bajdeni, sapo mori kërkesën nga Kievi, "udhëzoi ekipin e tij të sigurisë kombëtare të ndryshonte kahet për të lejuar kundërsulme të tilla".
Karpenter e quajti këtë një "përgjigje të drejtpërdrejtë" që lejon kundërsulme ndërkufitare. Megjithatë, ai saktësoi se vendimi ka pasur për qëllim ndalimin e ofensivës ruse dhe “nuk i referohet raketave ATAKMS apo sulmeve me rreze të gjatë”.
Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken dje konfirmoi zyrtarisht se presidenti Xho Bajden i ka dhënë leje Ukrainës të sulmojë caqe ushtarake në territorin e Federatës ruse me armë amerikane, shkruan Ukrinform.
foto: arkivi i MIA-s