• e enjte, 27 mars 2025

Karni: Tramp duhet ta respektojë sovranitetin e Kanadasë

Karni: Tramp duhet ta respektojë sovranitetin e Kanadasë

Toronto, 24 mars 2025 (MIA) - Në fillim të fushatës parazgjedhore në Kanada, në jehonën e luftës tregtare me kërcënimin e SHBA-së dhe presidentit amerikan, Donald Tramp për aneksimin e Kanadasë, kryeministri i ri kanadez, mark Karni dhe kundërshtari i ti konservator porositën se Trampi duhet ta respektojë sovranitetin e Kanadasë.

Mediumet amerikane transmetojnë se Karni dje paralajmëroi fushatë zgjedhore pesëjavëshe para se të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 28 prill.

"Po përballemi me krizën më të rëndësishme në jetën tonë për shkak të hapave të paarsyeshëm tregtarë të presidentit Tramp dhe kërcënimeve të tij për sovranitetin tonë. Presidenti Tramp pohon se Kanadaja nuk është vend i vërtetë. Ai dëshiron të na thyejë në mënyrë që Amerika të na posedojë.Nuk do ta lejojmë këtë", tha Karni.

Tramp vazhdimisht thotë se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të amerikan dhe pranoi se e ka lëkundur politikën kanadeze, por sulmet e tij të përditshme ndaj sovranitetit kanadez i hidhëruan kanadezët dhe shkaktuan rritje të nacionalizmit kanadez që e rriti rejtingun e liberalëve.

"Ata i duan resurset tona. Ata e duan ujin tonë. Ata e duan vendin tonë. Ata e duan tokën tonë. Asnjëherë", tha Karni në tubimin në Njufaundlend.

Fushata për zgjedhjet federale parlamentare në kanada do të zgjasë 37 ditë. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR