Karni të martën do të takohet me Trampin në Uashington
- Kryeministri kanadez Mark Karni tha sot se do të takohet me presidentin e SHBA-së Donald Tramp në Uashington të martën.
- Post By Sara Ademi
- 21:01, 2 maj, 2025
Otavë, 2 maj 2025 (MIA) - Kryeministri kanadez Mark Karni tha sot se do të takohet me presidentin e SHBA-së Donald Tramp në Uashington të martën.
Karni, një ish guvernator i Bankës Qendrore të Kanadasë, tha se nuk dëshiron të pretendojë se këto bisedime do të jenë të lehta.
Ai theksoi se kanadezët kanë zgjedhur një qeveri të re "që do t'i bëjë ballë Trampit dhe do të ndërtojë një ekonomi të fortë".
Karni dhe Trampi folën në telefon më herët këtë javë dhe ranë dakord të zhvillojnë një takim ballë për ballë së shpejti.
Trampi tha javën e kaluar se "nuk po tallej vërtet" kur foli për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të SHBA-së.
Muajin e kaluar, Trampi vendosi tarifa prej 25 përqind për mallrat kanadeze dhe 10 përqind për produktet energjetike.
Gjatë fushatës zgjedhore, Karni i quante rregullisht veprimet e SHBA-së "tradhti" dhe tha se do të nxiste bisedime për të ndërtuar lidhje të reja në siguri dhe mbrojtje. sa/
Foto: Karni në X