• e premte, 05 dhjetor 2025

Karni: Janë ripërtrirë bisedimet tregtare me SHBA-në

Karni: Janë ripërtrirë bisedimet tregtare me SHBA-në

Otavë, 30 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri kanadez Mark Karni deklaroi se bisedimet tregtare me SHBA-në janë ripërtrirë pasi Kanadaja hoqi dorë nga plani i saj për tatimimin e kompanive teknologjike amerikane, raportojnë mediat amerikane. 

Presidenti amerikan, Donald Tramp, të premten deklaroi se po i anulon bisedimet tregtare me Kanadanë për shkak të planeve të saj për tatimimin e kompanive teknologjike, duke shtuar se kjo përbën "sulm të drejtpërdrejtë dhe të qartë ndaj vendit tonë". 

Kabineti i Karnit njoftoi se Trampi ra dakord t'i vazhdojë bisedimet. 

Tatimi i shërbimeve digjitale duhet të hyjë në fuqi sot, duke goditur kompanitë si Amazon, Gugëll, Meta dhe Erbienbi me tatim prej tre për qind të të ardhurave të shfrytëzuesve kanadez. Ai do të zbatohej në mënyrë retroaktive, gjë që do të rezultonte me një faturë prej dy miliardë dollarësh për kompanitë amerikane në fund të muajit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR