• e premte, 13 shtator 2024

Karhaval: Kurrë nuk do të luaja për një klub tjetër në Evropë nga respekti për Real Madridin

Karhaval: Kurrë nuk do të luaja për një klub tjetër në Evropë nga respekti për Real Madridin

 Madrid, 13 shtator 2024 (MIA) - Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Karvahal,  për "Marka"-n spanjolle u është përgjigjur thirrjeve të trajnerit të ekipit, Karlo Ançeloti që të vazhdohet marrëveshja e lojtarit tashmë legjendar të "Mbretërve".

"Kurrë  nuk do të luaja për një klub tjetër në Evropë nga respekti për Real Madridin. Nëse të gjitha palët bien dakord, dua ta vazhdoj marrëveshjen. Kjo është ajo që kam dashur gjithmonë dhe ajo që dua tani", tha Karvahali.

 Karvahali luan për Real Madridin që nga viti 2013. Marrëveshja aktuale me  spanjollin 32-vjeçar është deri në verën e vitit 2025.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR