• e martë, 24 dhjetor 2024

Karburantet lirohen për dy denarë

Karburantet lirohen për dy denarë

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Çmimi i karburanteve prej sonte në mesnatë ulet për dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjisë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me mbetjet Komunale. Me këtë vendim kryhet ulja  e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me mesatarisht prej 2.79 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 76.5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 78.5, EURIDIZEL BS (D-E V) për 74, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 73 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 1,514 denarë për koligram ulet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 40.572 denarë.

Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botërorë në krahasim me llogaritjen e mëparshme që regjistrojnë ulje të benzinave mesatarisht prej 6.306 për qind, te nafta me 5.591, te vaji ekstra i lehtë me 5.787 dhe te mazuti 5.969 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë përcaktuar me llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 1.153 për qind.ss/

Foto: Arkivi MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR