• e hënë, 09 shtator 2024

Karateistet dibrane Koxha dhe Gorenca siguruan pjesëmarrje në Kampionatin Botëror në Venecia

Karateistet dibrane Koxha dhe Gorenca siguruan pjesëmarrje në Kampionatin Botëror në Venecia

Dibër, 8 shtator 2024 (MIA) – Karateistet dibrane, anëtare të klubit të karatesë “Dibra” shënuan edhe një sukses të madh duke siguruar pjesëmarrje në Kampionatin Botëror. 

“Në plejof ndeshjet që u mbajtën në Kërçovë vendin e parë e fituan karateistet Era Koxha dhe Blina Gorenca, pasi paraprakisht treguan rezultat të shkëlqyer në kampionatin shtetëror”, tha për MIA-n, Durim Paçuku, trajner i klubit dhe i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. 

Shtoi se Koxha dhe Gorenca, me përfaqësuesen e Maqedonisë do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror që do të mbahet nga 9 deri më 13 tetor në Venecia të Italisë.

Kryetari Hekuran Duka përmes Fejsbukut e uroi suksesin e KK “Dibra” duke theksuar se si pushtet lokal do të vazhdojnë me mbështetjen edhe për këtë dhe për të gjitha klubet e tjera sportive. fc/

Fotografia: KK ”Dibra”

QËNDRONI TË LIDHUR