Karapetrova dhe Ristov dhanë betim solemn si anëtarë të rinj të KSHZ-së
- - Anëtarët e sapozgjedhur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Svetlana Karapetrova dhe Angelço Ristov, sot dhanë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.
- Post By Fitore Curri
- 12:16, 14 nëntor, 2024
Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Anëtarët e sapozgjedhur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Svetlana Karapetrova dhe Angelço Ristov, sot dhanë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.
Kuvendi i zgjodhi Karapetrovën dhe Ristovin për anëtarë të rinj të KSHZ-së në mbledhjen e mbajtur më 12 nëntor. Ata vijnë në vendin e anëtarëve të deritanishëm të KSHZ-së, Boban Stojanovski nga VMRO-DPMNE i cili u bë zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit dhe të Radica Risteska nga LSDM e cila shkoi në pension.
Svetllana Karapetrova është ekonomiste e diplomuar dhe magjistre e ekonomisë – financa, kontabilitet dhe revizion nga Tetova, Angelço Ristov është jurist i diplomuar me provim gjyqësor të dhënë dhe magjistër i të drejtës administrative dhe administratës publike nga Dellçeva. fc/
Fotografia: Kuvendi