• e premte, 05 dhjetor 2025

Kandidati për kryetar komune nga VLEN, Mela, paralajmëroi vëmendje të veçantë për pensionistët

Kandidati për kryetar komune nga VLEN, Mela, paralajmëroi vëmendje të veçantë për pensionistët

Dibër, 10 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të Dibrës, nga koalicioni VLEN, Fisnik Mela, në kuadër të fushatës zgjedhore sot realizoi takim me pensionistët. Në takim mori pjesë edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, Vahit Ferati.

"Takimi me të moshuarit u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme. Ishin të pranishëm bashkëqytetarët tanë nga të gjitha bashkësitë etnike dhe fetare, ashtu siç jetojmë ne në Dibër. Unë premtova se, ashtu siç më kanë rritur prindërit e mi dhe siç jetoj edhe une dhe e respektoj si të shenjtë, do të jem kryetar i të gjithë banorëve të komunës, tha Mela pas takimit.

Ai shtoi se në kabinetin e kryetari të komunës, të gjithë do të jenë të mirëpritur, dera do të jetë e hapur për të gjithë dhe me vëmendje e respekt,  do të dëgjojnë dhe do të ndajnë shqetësimet dhe gëzimet e tyre.

"Mirëqenia sociale është zemra e programit tonë, për 15 muaj kemi rritur pensionet për 6.000 denarë dhe do të vazhdojmë të forcojmë mbështetjen për brezat që ndërtuan vendin tonë. Në nivel lokal, do të kemi një fokus të veçantë tek të moshuarit - më shumë shërbime, më shumë kujdes, më shumë dinjitet. Respekt për të kaluarën, kujdes për të tashmen, siguri për të ardhmen", theksoi ai.

Duke informuar për aktivitetet, Mela, në një postim në faqen zyrtare në Fejsbuk informoi se dje pasdite, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu, drejtorin gjeneral të Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski dhe drejtorin e Institutit të Transfuziologjisë, Amir Elezi, kanë vizituar ordinancën pediatrike "Pediatria D", e cila është e vetmja në rajonin më të gjerë të Dibrës. 

Përkrahja e profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore është thelbësore për kujdes cilësor ndaj fëmijëve. Shëndeti i fëmijëve është prioritet, sepse aty fillon e ardhmja jonë.

Gjithashtu, kanë vizituar edhe Fondin për Sigurim Shëndetësor në Dibër, ku realizuan takim me udhëheqësin Shkëlzen Abdullai dhe të punësuarit.

"Sipas Melës, ky institucion luan një rol kyç në sigurimin e shërbimeve cilësore për qytetarët, ndaj kërkon mbështetje të vazhdueshme dhe investime në infrastrukturë e kushte pune më të mira.

Mela, në zgjedhje mbështetet nga VMRO-DPMNE, aktualisht është zëvendësdrejtor në DAP, ndërsa fushatën e udhëheq nën sloganin "Një zë për Dibrën". ls/

Foto: MIA/ Mela FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR